Uji i kaltër i Valbonës, në një varkë vetëm për ty. Ky tur i përshtatet si fillestarëve ashtu edhe ekspertëve, me pjesë të qeta dhe një "sllallom i paharrueshëm" mes gurëve.
Rruga
- 09:30 · Ura e Shtrejtit: udhëzimi dhe nisja nga pika jonë e startit
- Ndalesa e parë: not, lojëra në ujë dhe kërcime
- Sllallomi i paharrueshëm nëpër natyrën e Parkut Kombëtar të Valbonës
- ≈11:35 · Hotel-Restorant Valbona River ose Avdi Rrexha: mbërritja
Lundrimi zgjat rreth 2 orë.
Opsionet
- Me guidë kapiten: 40 euro shtesë për çdo grup deri në 5 persona
- Transporti nuk përfshihet; mund ta organizojmë me kërkesë
Mirë të dish
- Grupi: nga 1 deri në 28 persona
- Foto dhe video: 35 euro
