Rezervo
Packraft Power
Packrafting · Dibër

Packraft Power

Packrafting për fillestarë në Drinin e Zi: 4,5 km nga Ura e Topojanit, me ndalesë dhe kërcime te ura e vjetër prej druri e Kovashicës.

nga€35–55 për person
Kohëzgjatja1 ditë
Mosha18+
Grupi min.1 pers.
VështirësiaE lehtë
KuDrini i Zi

Packraft është një varkë e lehtë individuale që ta vë lumin në duar. Ky tur është krijuar për fillestarë: një seksion i shkurtër dhe i bukur i Drinit të Zi, ku mëson të vozisësh dhe shijon lumin në ritmin tënd.

Rruga

  • 10:00 · Ura e Topojanit: udhëzimi dhe nisja nga pika jonë e startit
  • Ura e Kovashicës: ndalesa kryesore për not, lojëra në ujë dhe kërcime nga ura e vjetër prej druri
  • Mbërritja: pak para Rrjedhjeve të Gradecit

Janë 4,5 km në lumë. Për grupet ofrojmë edhe një variant tjetër, nga Luzni deri në Muhurr, me pushim te Hurdha e Monës.

Opsionet

  • Pa guidë, për ata që kanë pak përvojë me varka
  • Me guidë kapiten: 40 euro shtesë për çdo grup deri në 5 persona
  • Transporti nuk përfshihet; mund ta organizojmë me kërkesë

Mirë të dish

  • Grupi: nga 1 deri në 28 persona
  • Çmimi: 35–55 euro për person
  • Foto dhe video: 35 euro

Galeria

Rezervimi

Rezervo
në 60 sekonda

  1. Zgjidh turin dhe datënÇdo ditë nga pranvera deri në vjeshtë, sipas motit dhe nivelit të ujit.
  2. Sa persona jeni?Individ, familje ose grup — nëse jeni pak, ju bashkojmë me një grup tjetër.
  3. Paguaj si të duashKartë online, transfertë bankare ose cash/POS në bazë.
  4. Merr voucher-in me QRKonfirmimi vjen menjëherë në email, në gjuhën tënde. Guida të pret në pikën e takimit.
Persona
2
Ka vendePak vendePlot

Zgjidh një datë€0
Mund të të pëlqejë edhe

Ture të ngjashme

Rafting Power Rafting Dibër

Rafting Power

Rafting klasik në Drinin e Zi për të gjitha moshat, nga Ura e Topojanit deri në Luzni, përmes Kanionit të Gjelbër dhe K…

Kohëzgjatja1 ditë
Mosha6+
Grupi min.6 pers.
Drini i Zi · nga€50
Rezervo
Extreme Rafting Rafting Dibër

Extreme Rafting

Kanioni i Egër i Drinit të Zi: 11,2 km nga Zall Dardha deri te Ura e Dodës, me Rrjedhjet e Shqiponjës dhe kampin nën li…

Kohëzgjatja1 ditë
Mosha12+
Grupi min.8 pers.
Drini i Zi · nga€85
Rezervo
Ngjitu sipër