Si nisi gjithçka
Thuhet se një grup pionierësh, të bashkuar nga pasioni për aventurë, vendosën të sfidonin lumin që askush nuk kishte guxuar ta lundronte. Banorët mendonin se ishin të çmendur. Por me një varkë gome dhe shumë guxim u hodhën në ujërat e shpejta dhe kaluan çdo rrjedhje të Drinit të Zi. Ashtu lindi Black Drin Adventure, në vitin 2014.
Black Drin Adventure lindi në vitin 2014 në Peshkopi, nga një grup miqsh që e njihnin Drinin e Zi dhe malet e Dibrës më mirë se kushdo.
Sot jemi qendra e aventurës në Dibër: rafting, packrafting, via ferrata, hiking, MTB dhe ture me xhip — në Dibër dhe në gjithë Shqipërinë.
Si punojmë
- Guida vendas të certifikuar
- Pajisje sigurie të kontrolluara para çdo turi
- Grupe të vogla dhe respekt për natyrën
- Ushqim tradicional dibran pas aventurës