Mali i Deshatit ngrihet në juglindje të Peshkopisë, përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut, dhe arrin 2 373 m. Është një nga destinacionet më tërheqëse të Dibrës për turizëm malor: pyje të dendura, kullota të larta si ajo e Velivarit dhe shtigje që lidhin fshatra blegtorësh.
Larg zhurmës së qytetit, Deshati është vendi ideal për ekoturizëm: ecje, kampim, fotografi peisazhi dhe vëzhgim të florës dhe faunës vendase. Nga kullotat e larta pamja shtrihet mbi gjithë luginën e Drinit të Zi.
Çfarë mund të bësh
- MTB: tur me biçikletë malore nga kullotat e Velivarit deri në Peshkopi
- Hiking: shtigje të shumta për ecje gjysmëditore ose ditore
- Kampim: netë nën yje në kullotat e larta gjatë verës
- Kultura: fshatra me shtëpi guri dhe mikpritje dibrane
Si të shkosh
Velivari arrihet nga Peshkopia me makinë malore. Ne organizojmë transportin bashkë me biçikletat.
Kur të vish
Nga maji deri në tetor. Vera sjell freski në lartësi, ndërsa vjeshta ngjyros pyjet.