Rezervo
SICPA Security Solution Albania zgjedh Black Drin Adventure
31 maj 2022

SICPA Security Solution Albania zgjedh Black Drin Adventure

Për kompanitë nuk ofrojmë thjesht një fundjavë ndryshe, por organizimin e plotë të një fundjave të paharrueshme për stafin.

Motoja jonë për grupet që vijnë nga kompanitë është: "Më e mira ose asgjë, në natyrën e egër".

Kjo sepse aktivitetet sportive të aventurës në natyrë që organizon Black Drin Adventure janë krejtësisht unike në rajon.

Aktivitetet në natyrë, të organizuara me kujdes dhe me staf profesionist, jo vetëm i afrojnë njerëzit me natyrën, por përmirësojnë edhe mjedisin profesional të stafit, duke forcuar frymën e ekipit.

Një prej tyre është raftingu (sport ekstrem), që kërkon bashkëpunimin e gjithë grupit për të sfiduar valët dhe adrenalinën e Drinit të Zi. Një aktivitet argëtues, emocionues dhe i paharrueshëm, që të lë me dëshirë të madhe për t'u rikthyer.

Praktikimi i aktiviteteve stimuluese brenda një kompanie sjell një sërë përfitimesh: motivim për të përballuar sfidat, dëshirë për të ecur përpara dhe afërsi mes kolegëve — gjë që përkthehet në produktivitet për të gjithë.

Guidat tanë të kualifikuar i shoqërojnë grupet në eksplorimin e natyrës së egër të Drinit të Zi. Hiking, trekking, canyoning dhe off-road 4x4 në Parkun Kombëtar Lurë–Mali i Dejës, Parkun Natyror Korab–Koritnik, Liqenet e Kacnisë, Kanionin e Setës, Parkun Kombëtar Shebenik–Jabllanicë, Parkun Kombëtar të Mavrovës, monumente natyre, rrënojat e Ilkerës dhe Arkekut, fshatra tradicionalë dhe trashëgimi historiko-kulturore — të gjitha të shoqëruara me gastronominë tradicionale arbërore dhe shqiptare.

Kthehu te blogu

Ngjitu sipër