Parku Kombëtar i Lurës, liqene akullnajore, burime termale dhe kuzhina tradicionale — arsyet pse Dibra ia vlen.
Dibra është shtëpia e Parkut Kombëtar të Lurës, një nga më të bukurit në Shqipëri, me peizazhe malore, liqene akullnajore, lumenj të shumtë dhe pyje të dendura. Bukuria e Lurës është lavdëruar nga udhëtarë si Edith Durham, ndërsa poeti Gjergj Fishta ka thënë se kush nuk e ka parë Lurën, nuk e ka parë Shqipërinë.
Rajoni fsheh edhe burime termale mes pishave, të njohura për vetitë shëruese, si dhe një kuzhinë tradicionale të pasur — nga jufkat me gjalpë te sheqerparet.
Burimi: intoalbania.com