Lugina e Drinit vizitohet çdo vit e më shumë nga turistë vendas dhe të huaj — shumë prej tyre vijnë për rafting.
Lugina e lumit Drin vizitohet dhe eksplorohet çdo vit e më shumë në gjithë gjatësinë e saj. Kjo zonë preferohet nga shumë vizitorë vendas dhe të huaj, dhe të shumtë janë ata që e zgjedhin këtë lumë për rafting. Turistët mahniten nga natyra.
"Herën e parë në rafting — jemi të kënaqur me ushqimin dhe mikpritjen."
"Më e thjeshtë se sa e mendonim: Drini kishte shumë ujë dhe rrjedha, por ishte shumë i bukur dhe i lehtë për ne."
Këtë vit numri i turistëve është më i lartë krahasuar me vitet e mëparshme, edhe falë hapjes së Rrugës së Arbrit.
"Në 3 vitet e fundit kërkesat janë rritur, pothuajse janë trefishuar, dhe rezervimet nuk mungojnë. Çdo fundjavë jemi të mbingarkuar me turistë të huaj."
Gjatë gjithë gjatësisë së tij, turistët mund të shohin monumente të ndryshme natyre. Drini është i lundrueshëm në gjithë gjatësinë e tij: nga hyrja në kufi me Maqedoninë e Veriut deri te Skavica, Drini përshkon Dibrën në një gjatësi prej 75 km. Dibra është një nga qarqet më të pasura me burime turistike natyrore.