Në panairin FITUR në Madrid prezantuam Dibrën para agjencive dhe kompanive të mëdha turistike nga e gjithë bota.
Panairi ndërkombëtar i turizmit FITUR, që zhvillohet çdo vit në qendrën e panaireve IFEMA në Madrid, është bërë një nga panairet më të mëdha të turizmit në botë dhe i pari në Gadishullin Iberik.
Në pavijonet kombëtare, veçoritë e rajoneve u prezantohen vizitorëve të panairit, kryesisht vendimmarrësve të industrisë së turizmit, si agjencitë e udhëtimit dhe shoqatat turistike.
Panairi konsiderohet edhe porta më e rëndësishme drejt tregut të Amerikës Latine. Në tërësi, ai shërben si një platformë globale komunikimi për të ndërtuar strategjitë e ardhshme, duke marrë parasysh ndryshimet në kërkesat e konsumatorëve, dhe për të nxitur biznesin e turizmit.
Jemi të lumtur që e prezantuam zonën tonë para shumë kompanive të mëdha turistike. Shpresojmë që ky vit të sjellë sa më shumë turistë të huaj në Dibër.