29 Qer Klan News – Për rafting në Drin të Zi, bum vizitorësh në luginë
Lugina e lumit Drin çdo vit e më shumë frekuentohet edhe eksplorohet në të gjithë gjatësinë e tij. Kjo zonë preferohet nga shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Janë të shumtë ata që e zgjedhin këtë lumë për rafting. Turistët shprehen të mrekulluar nga natyra.
“Për herë të parë në rafting, jemi të kënaqur me ushqimin dhe mikëpritjen.”
“Më e thjeshtë nga se e mendonim se Drinin na e kishin bërë me shumë ujë dhe rrjedha, por jo ishte shumë shumë bukur dhe shumë e thjeshtë.”
Këtë vit numri i turistëve është më i lartë krahasuar me vitet e mëparshme. Numri i turistëve është rritur edhe për shkak të hapjes së rrugës së Arbrit.
“3 vitet e fundit kërkesat janë rritur, pothuajse trefishuar dhe gjithmonë ka prenotime.Ne jemi të mbingarkuar çdo fundjavë me turistët e huaj.”
Përgjatë gjatësisë së tij turistët mund të shikojnë monumente të ndryshme të naytrës. Lumi Drin është i lundrueshëm në të gjithë gjatësinë e tij.
Nga dalja në kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe deri në Skavicë, Drini përshkon mes për mes Dibrën në një gjatësi prej 75 km. Dibra është një nga qarqet më të pasura me resurse natyrore turistike.